Korçë- Policia e Korçës goditi një rast të transporimit të emigrantëve nga Vendet e Treta duke arrestuar një 44 vjeçar dhe shpallur në kërkim një 26 vjeçar
Gjatë natës, në dalje të Pogradecit, i është bërë shenjë për ndalim, automjetit që drejtonte Emiljano Peshku, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.
Ai nuk i është bindur urdhrit, por ka vazhduar lëvizjen.
Policia është vënë në ndjekje duke bërë ndalimin e automjetit, në fshatin Qukës, Librazhd, dhe kanë arrestuar 44 vjeçarin, ndërsa 26 vjeçari Xh. S. pasagjer në këtë automjet, duke përfituar nga errësira, është larguar.
Në automjetin tip “BMW” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së' informoi sot policia e Korçës.
Operacioni u kodua "Midnight 27".