Xhevi Dervishi, i cili luante rolin e sekserit, mes studentëve dhe pedagogut Alket Dino në universiteti “Fan Noli” në Korçë, është lënë në arrest shtëpie. Ky ndryshim mase nga "arrest me burg" në "arrest shtëpi" është bërë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Burime për Report Tv mësojnë se studio ligjore që përfaqësonte Xhevi Dervishin ka paraqitur faktet dhe arsye përse ai duhet të qëndrojë me arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.
Faktet janë çuar në gjykatë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë dhe lënë sekserin Xhevi Dervishi në "arrest shtëpie" deri në përfundim të hetimeve të kësaj çështje, ndërsa pedagogu Alket Dino vijon të qëndrojë në burg.
Pedagogu Alket Dino, njëherësh dhe koordinatori i LSI në Korçë, u merrte para studentëve në këmbim të një note kaluese e cila kushtonte 50 mijë lekë të reja, ndërsa Xhevi Devishin bënte ndërmjetësimin mes studentëve dhe pedagogëve. Më pas paratë ndaheshin 50 me 50 mes tyre.
Skema korruptive e ngritur nga pedagogu dhe sekseri i tij në universitetin “Fan Noli” është zbardhur nga SPAK pas një hetimi disa ditor. Burime nga organi i akuzës i thanë ReportTV se në momentin që Xhevi Dervishi (sekseri) merrte paratë nga studentët, Alket Dino bënte ndryshimin e notës.
Këtë fakt SPAK e ka provuar duke sekuestruar edhe provimet e studentëve të universitetit “Fan Noli” në Korçë dhe përgjimet telefonike mes tyre. Nga këqyrja e tyre rezultoi se dhe ata student të cilët ishin përgjigjur në provime me shkrim nuk kishin arritur të merrnin notë kaluese. Si provë për hetimin u morën edhe dëshmi nga studentët të cilët në deklarimet e dhëna kanë treguar se Dino ishte kthyer në tmerr për të gjithë pasi nga gjithë auditori ai kishte dhënë vetëm 5 nota kaluese. Për një notë kaluese pedagogu merrte 50 mijë lekë.
Sekseri Xhevi Dervishi dhe pedagogu Alket Dino
nuk ka njeri me karakter e me gjak qe tja shkaperdhej turinjte ketyre legenave qe mos ti shkoje mme mendja qe te bejne ate qe benin deri tani se po dalin doktorra me diploma fallco e po merin njerez ne qafe? bjerini e @ijani fisin ketyre shk*rdhatave se po marin ne qafe te ardhemen e te gjitheve
PërgjigjuSekseret jane me kiminele se sa profesoret,gjykatesit prokuroret qe bojne lidhjet e krimit,jane njerezir me te ndyre te shoqerise son.sekseri duhet te ishte ne burg,ja forca e mashtrimet e tija e nxoren nga burgu,se keto gjygjtare dhe prokuror nuk mund ti denojne keto kriminel se jane bashkpumtoret e tyre ,dhe faktet flasin vete.
Përgjigju