KORÇE - Rreth 100 familje në qytetin e Korçës, prej 20 vjetësh, jetojnë në kushte të mjerueshme në ambientet e ish-konviktit të ndërtimit. Të zhvendosur këtu prej vitit 1992, këta banorë nuk kanë as kushtet më minimale,ndërsa janë të ekspozuar ndaj çdo infeksioni apo epidemie.
Pallati i tyre ndodhet mes mbeturinave; telat e korentit janë në sipërfaqe dhe të prekshme lehtë nga fëmijët; suvatë të shkatërruara, ambientet të zaptuara nga lagështia, ndërkohë që edhe banjat i kanë të përbashkëta. Për shtëpitë ku banojnë, banorët paguajnë të gjitha detyrimet, megjithatë nuk marrin asnjë shërbim.
Banorët janë shprehur se shqetësimin e tyre e kanë ngritur tek të gjitha institucionet, por gjithçka ka mbetur premtim fushate për marrjen e votave. Pjesa më e madhe e tyre janë të papunë dhe të pastrehë. Një pjesë e tyre kanë aplikuar për banesa sociale, por deri më tani nuk kanë përfituar strehim.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com