KORÇË - Tonelata me qershi mbeten stok në fshatin Dvoran të qytetit të Korçës. Dhjetëra fermerë janë gjunjëzuar si pasojë e mungesës së tregut duke rrezikuar që në pak ditë prodhimi i tyre të kalbet.
 
Ndryshe nga çdo vit tjetër ata tregojnë se asnjë tregtar shumice nuk ka treguar interesin më të vogël për marrjen e prodhimit të tyre.
 
Janë mbi 600 familje të cilat të ardhurat e tyre i sigurojnë me prodhimin e mbledhur përgjatë vitit, ndërsa sot askush nuk i kthen sytë drejt prodhimit vendas duke paralizuar çdo mundësi për ta.

qershit

qershit

Teksa pohojnë se çmimi i ofruar nuk është as sa minimalja e kostos, fermerët kërkojnë që shteti ti kthejë sytë tek ata për të zgjidhur situatën në të cilën ata ndodhen.
 
Përgjatë ditëve të fundit eksporti i prodhimeve "Made in Albania" drejt vendeve fqinje është kthyer në një pengesë nga politikat e vendeve fqinje duke paralizuar shitjen e prodhimeve dhe mbetjen e tyre stok.

qershit

qershit

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)