Korçë/ Ndërroi jetë bashkë me nënën, mësuese Ornela u mungon nxënësve të Vithkuqit! Prindi: Vajza nuk shkon në mësim, kërkon mësuesen e saj

Shkolla e Vithkuqit nisi mësimin me një mungese të madhe. Mësuese Ornela Vangjeli e cila u gjet e pajete bashkë me nënën në banesë, do t’i mungojë auditorit. Mësuesit e tjerë dhe nxënësit janë të prekur ndërsa banorët ruajnë respekt për Ornelen.

Në shkollën e fshatit Vithkuq të Korçës ka rënë heshtja. Mësuese Ornela do t’u mungojë kolegeve dhe nxënësve të ciklit parashkollor, ku ajo jepte mësim.

Të trishtuar, kolegët nuk flasin në kamera, por heshtjen e thyejnë prindërit. Artur Prifti shprehet se vajza e tij 6 vjeçe ka munguar në mësim për shkak të dhimbjes për mësuesen e ndjerë.

“Njeri i persosur, jam mirënjohës për edukimin që u ka dhënë vazjave të mia. Jam tronditur për humbjen e saj. Ishte njeri shumë i mirë, na ka ardhur keq. Vajza e vogël që është kopësht, thotë se nuk do shkoj në kopësht pa ardhur mësuese Ornela”.- tha Artur Prifti, administrator u Vithkuqit.

Ornela Vangjeli e cila u gjet e pajetë në banesë bashkë me nënën, kishte punuar prej 10 vitesh në Vithkuq dhe gëzonte respektin e këtij komuniteti.

“Në gjithë fshatin ka lënë respekt, e krijoi vete emrin e mirë në fshat. Ka punuar 10 vite në këtë fshat. Vinte çdo ditë nga Korça. Tek çdokush është ndjerë keqardhja. Si do e mbani mend? Si intelektuale, pozitive me kulturë dhe dhuronte tek fëmijët mirësi. Njerëz të tillë, intelektualë vijnë rrallë në këtë zonë”.- tha Prifti.

Koleget e saj jashtë kamerave u shprehën se Ornela nuk kishte probleme shëndetësore, ndaj janë të shokuara për humbjen e parakohshme.

Ngjarja 1 shkurtit tronditi opinionin publik pasi nënë e bijë u gjetën pajetë, 5 ditë pasi kishin humbur kontaktet me familjarët. Eleni Vangjeli ishte e paralizuar dhe vajza kujdesej për të. Sipas mjekësisë ligjore, fillimisht ka ndërruar jetë 54-vjecarja si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa 75-vjecarja e paralizuar, për shkak se nuk mund të lëvizte dhe nuk kishte ilaçe në banesë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës