E moshuara Eleni Vangjeli dhe vajza e saj Ornela janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës ku dyshohet se mund të kenë vdekur para 5 ditësh.
75-vjeçarja ishte e paralizuar dhe për të kujdesej vajza e saj 54 vjeçe, me profesion mësuese. Burime për Report TV bëjnë me dije se dyshohet që 54-vjeçarja të ketë ndërruar jetë e para si pasojë e një arresti kardiak, e më pas nëna e saj paralizuar, për shkak se ishte e paralizuar dhe nuk mund të kujdesej për veten.
Të dyja raportohet se kanë humbur jetën nga shkaqet natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshimet e para janë se ato mund të kenë ndërruar jetën prej së dielës, ditë edhe kur i kanë humbur kontaktet me familjarët.
I biri emigrant në Greqi tentonte t’i telefononte, por prej ditësh askush nuk i përgjigjej, duke bërë që të merrte rrugën për në atdhe ku dhe u përball me dramën familjare.
Dera e familjes Vangjeli e mbyllur nga brenda është hapur me forcë nga shërbimi zjarrfikës që bashkë me djalin e familjes i cili gjetën të pajeta nënë dhe motrën.
Report tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave.

Vajza Ornela dhe e ëma Eleni
Dhorkë Lulani, fqinja e nënë e bijë që u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Korçë tregon se ka shkuar gjatë këtyre ditëve në banesën e tyre, por dera nuk është hapur.
“Me Ornelën kam komunikuar të shtunë, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur.
Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës.
U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap.
Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta.”

Ornela Vangjeli 54 vjeçarja që u gjet e pajetë bashkë me nënën e saj në banesën e tyre në Korçë ishte mësuese në fshatin Vithkuq. Ajo kujdesej për të ëmën e paralizuar deri ditën kur pësoi infarkt.

Vajza Ornela dhe e ëma Eleni
Eleni dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, nuk u përgjigjeshin në telefon familjarëve të tyre prej pesë ditësh, ndërsa ditën e sotme janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Korçë. Djali i cili jetonte dhe punonte në Greqi duke mos u lidhur në telefon me to, u nis për Shqipëri, për t'u përballur me fatkeqësinë që kishte ndodhur.
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë. Report Tv mëson përmes burimeve se nënë e bijë jetonin bashkë në banesën që u gjetën pa shenja jete, kurse e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte dhe kujdesej për veten. Vajza e saj e vetmja që kujdesej për të dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi derisa ka ndërruar jetë. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda dhe nënë e bijë kanë qëndruar të vdekura për pesë ditë në banesë.
-
Pse nuk thoni te verteren vdiqen nga vaksina sic po vdesin te tere me atak kariak?
Përgjigju -
sa gjynah,,,,qofshin te xhenetit,,ngushellime familjes,,,po farefis nuk kishin keto ne korce qe ti teleffononin...zoti ju dhente force...kemi humbur solidaritetin me njerezit..sic ka qene me pare...
Përgjigju -
Sa fatkeqe paskeni qene moj te shkreta...?! :( Ajo e shkreta aq e re dhe e ema qe paska vuajtur akoma me shume. DHe nga pamundesia per te levizur ka dhene shpirt.. Me tragjedi s’ka si behet..!!!
Përgjigju










Komente
Komento