KORÇE Një 16 vjeçar nga Korça është larguar nga banesa pesë ditë më parë pa njoftuar familjarët.
Ka qënë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në polici, 11 dhjetor 2024.
Nëne e të miturit E. M thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qënë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedin penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari. I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.
"Nuk e di ku ndodhet. Të mërkurën bëra denoncim. Djali ka ikur prej të hënës. Ne dolëm vetë ta kërkojmë por nuk e kemi gjetur. Nuk e di. Ndoshta mund të jetë dhe jashtë Korçës. Djali ishte me 'detyrim me paraqitje' për vjedhjen e një telefoni. Shkonte në shkollë, ishte në klasë të pestë"