KORÇË - Ndizet drita jeshile për restaurimin e kishës më të vjetër në Ballkan, asaj të Shën Ristozit në fshatin Mborje të qytetit të Korçës. E cilësuar si një nga monumentet më të vjetra e cila mbart vlera të rralla , prej vitesh askush nuk ka vënë dorë për mirëmbajtjen e saj duke sjellë edhe rrezikun e shembjes.
I klasifikuar monument i kulturës i kategorisë së parë , degradimi i saj ka shkaktuar zhdukjen e afreskeve murale të cilat nuk rikthehen më.
Restaurimi i kishës së Shën Ristozit ka nisur disa ditë më parë ndërsa fondi i saj kap shifrën e 40 milionë lekëve të vjetra.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO