Banorët e fshatit Sheqeras në Korçë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të TEC atje, pasi ndot ambjentin dhe rrezikon jetën e tyre. Banorët janë ngritur në këmbë, pasi ky projekt i qeverisë është ndërmarrë për interesa klienteliste dhe nuk është konsultuar me ta.
Ky projekt i qeverisë do ta bëjë zonën të pabanueshme dhe do t'i detyrojë banorët të shpërngulen. Mirëpo banorët e zonës u shprehën sot se nuk do ta lejojnë këtë plan korruptiv e klientelist që bëhet për pasurimin e disa njerëzve në kurriz të qytetarëve.
Partia Demokratike ka mbështetur kërkesat e banorëve.
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Saliajni ishte sot në këtë protestë dhe u shpreh se qeveria nuk i sheh fermerët e kësaj zone si banorë dhe t'u vijë në ndihmë për hallet që kanë, por i sheh si instrument për t'i shfrytëzuar për bizneset e saj klienteliste.

(Protesta e PD në fshatin Sheqeras)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com