KORÇË - Një 19 vjeçar është shpallur në kërkim nga ana e policisë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 13 vjeçare, e cila më pas ka rezultuar se ka mbëtur shtatzënë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonomadh në Korçë, ku në kërkim është shpallur 19 vjeçari me iniciale E.H, banues në Laç. Ka qenë mamaja e së miturës e cila me të mësuar shtatzaninë, ka marrë vendimin që fëmija të abortohet, gjë që është kundërshtuar nga mjeku, pasi ndërprerja e shtatzënisë nuk është e lejueshme pas muajit të katërt të saj. Në këto kushte, nënë e bijë i janë drejtuar rajonit të policisë, për të denoncuar 19-vjeçarin E.H.
Sipas policisë, ai është shpallur në kërkim, pas kallëzimit të mamasë së të miturës 13 vjeçare, e cila deklaron se në muajin qershor 2014, në fshatin Gjonomadh, ai ka kryer marrdhënie seksuale me dhunë me vajzën e saj me iniciale S.L.
Si pasojë e përdhunimit, pas ekzaminimit gjinekologjik, e mitura rezulton shtatzënë prej 7 muajsh. Mësohet se e mitura e ka mbajtur të fshehur këtë fakt për shkak të firkës nga opinioni publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për procedime të mëtejshme ndaj 19 vjeçarit, ndërsa vijon operacioni për arrestimin e autorit. Dyshohet që 19-vjeçari E.H të gjendet i fshehur në Laç në shtëpinë e njerëzve të nënës së tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com