KORÇË- Një person i plagosur me armë zjarri ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar në Korçë. Rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi Marsel Rusi (tashmë i arrestuar), 33 vjeç, banues në Korçë.
Sipas policisë, 33-vjeçari në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq blutë e Korçës kanë vënë në pranga Andi Andrin, shokun e Marsel Rusit. Të dy janë vënë në pranga, për veprën penale "Kallëzimi i rremë", pasi kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.
Ndërkohë 33 vjeçari, pasi është ndaluar dhe mjekuar si fillim në spitalin e Korçës, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Nga burimet spitalore thuhet se Rusi ka shenja në kokë, por nuk bëhet me dije shkaku nga bluzat e bardha.
Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, por dyshohet që ai të mos jetë plagosur në Korçë. Rusi sipas të dhënave ka qenë person që luante edhe kumar megjithëse, nuk konfirmohet ende që plagosja të ketë lidhje me këtë pjesë. Policia vijon hetimet.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.2%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 654
Lajme të tjera
-
I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)
18 Prill, 15:34
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes (VIDEO)
18 Prill, 07:53
-
Kuçi i Devollit me nga dy pleq për shtëpi! Rinia në emigrimin, në dekadën e fundit ikën më shumë se gjysma e banorëve! Shkolla mbetet me 9 nxënës
17 Prill, 14:30
-
IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit
16 Prill, 12:10
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Korçë/ Iu përmbys traktori duke punuar tokën, 60 vjeçari përfundon në spital
15 Prill, 15:59
-
Lushnje, sherr mes grave, 49 vjeçarja godet me thikë 52 vjeçaren
15 Prill, 12:52
-
Ambasadori holandez: Bashkëpunimi i PS me opozitën i rëndësishëm për integrimin në BE, realizoni reformën zgjedhore
14 Prill, 10:07
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Korçë/ Arrestohet 52-vjeçari, policia i gjeti armë të ftohta në lokalin e tij pa liçencë
13 Prill, 15:35
-
Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Politike! S’përbën interes për mua
13 Prill, 12:00