KORCE - Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima. Djali ka goditur me sëpatë në pjesën e kokës babanë e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shqitas.
 
35-vjeçari Robert D., është konfliktuar me babanë e tij, B.D., 63 vjeç. Mes tyre sipas policisë ka pasur vazhdimisht grindje e ndërsa ditën ë djshme pas fyerjeve ata u përleshën me njëri-tjetrin .
 
Roberti në gjaknxehtësi e sipër tentoi të vrasë babanë e tij. Ai e qëlloi më sëpatë në pjesën e kokës, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Policia e Korçës arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes së rëndë dhe mori në pyetje familjarët.  I plagosuri ndodhet i shtruar në spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.  

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)