Korçë/ Pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, gjykata lë në burg 7 të arrestuarit

Korçë/ Pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, gjykata lë në burg 7 të arrestuarit

Moment nga arrestimi i 7 trafikantëve në Korçë

Gjykata le në burg 7 personat e arrestuar dy ditë më parë në Korçë për trafik droge.

Seanca është mbyllur ditën e djeshme, ku para trupit gjykues kanë dalë Ahmetion Myslimi (transportues), Mariglen Arapi (transportues) , Mario Tanellari (organizatori) , Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri (subjekt i OFL), Niko Janko, Mikail Mejdi.

Arrestimet u bënë gjatë operacionit të koduar 'Piramida', ku më herët janë arrestuar edhe 5 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal gjatë dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë "Lapidari" dhe "Pusteci", të zhvilluara më datë 08.11.2020 dhe 14.01.2021. Pas dy operacioneve  "Lapidari" dhe "Pusteci", policia arriti të faktojë edhe implikimin e 7 personave të tjerë duke zhvilluara operacionin e tretë ”Piramida”.

Elvi Tahiri, 39 vjeç, banues në Korçë ka qenë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit.

Si ndodhi shkatërrimi i grupit që shpërndante drogë? Lidhur me operacionin e koduar "Pusteci", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë Redin Naçi dhe Ismail Matja dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 21 kg e 500 gr, lënde e dyshuar narkotike kanabis, nga hetimet e kryera rezultoi se transportues të lëndës narkotike përveç dy të arrestuarve ishin edhe Ahmetion Myslimi dhe Mariglen Arapi. Në rolin e organizatorit të këtij grupi rezulton Mario Tanellari, dhe posedues të sasisë së lëndës narkotike janë Xheljan Ajdini dhe Elvi Tahiri.

Në lidhje me operacionin "Lapidari", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Artur Bezo dhe Aleks Qiqi dhe u sekuestrua 2 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis, u dokumentua se   lënda narkotike ishte blerë për Mario Tanellari.

Si edhe në lidhje me ngjarjen e datës 08.06.2020, ku në Kolonjë u arrestua në flagrancë shtetasi Sergi Xhaferi dhe u sekuestrua 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, u dokumentua se të implikuar në këtë ngjarje ishin shtetasit N. J. dhe Mikail Mejdi, në lokalin e të cilit në Ersekë, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale në ngjarjet e mësipërme u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI