Një 34-vjeçar ka shkuar i dëmtuar gjatë natës në spitalin e Korçës për mjekim pasi ishte përfshirë në një konflikt me një 18-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në një lokal, 34-vjeçari ishte me vëllanë e tij në këtë ambient më pas u përfshi në një sherr me një 18-vjeçar, ky i fundit e qëlloi me sende të forta në kokë.
Policia kapi e autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa i dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.