Një aksident rrugor është shënuar sot unazën e qytetit të Korçës.

Një makinë ka përplasur një grua, 51-vjeçe teksa lëvizte me biçikletë.

E lënduara, Estela Cipi, është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit, Jonada Seati, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.