KORCE- Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Një makinë me targa greke HAH1294, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Shkëlqim Çela.
 
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mengjesit të së enjtes në afërsi të fshatit Sovjan, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërsa Çela po kthehej nga Greqia për të takuar familjen e tij.
 
Shkëlqim Çela ka qenë duke udhëtuar i vetëm në automjetin e tij, dhe dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e tij.
 
Si pasojë e aksidentit Cani ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit të Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Cani u transportua në Spitalin Ushtarak në Tiranë për ndihmë më të speicalizuar.
 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.

Redaksia online
(Elberta Spaho/shqiptarja.com)