KORCE - Për të disatin vit radhazi prodhimet bujqësore në Korçë kanë mbetur të pa shitura, ndërsa për fermerët falimenti duket se është i pashmangshëm. Pavarësisht se çdo vit ata kanë ngritur shqetësimin për prodhimet që u mbeten stok si pasojë e mungesës së tregut apo konkurrencës në çmim për prodhimet që futen nga Kosova e Maqedonia, situata e tyre vijon të precipitojë. Në fshatin Miras, qepa ka mbetur stok duke i lënë fermerët në një situatë të vështirë. Djersa e një viti punë ka mbetur e bllokuar në magazinat e tyre, ndërsa shpresa se ata do të mund të shesin diçka vaket çdo ditë e më tepër.
“Mbolla 1 dynym e gjysmë edhe gjysmat i hodha, këto kam tani. Këtu vjet mora 2 milion sivjet nuk do marr as njëqind mijë lekë”, shprehet një fermer.
“Prodhimet i kemi hedhur anës lumit se nuk ka treg, kam hedhur 200 kuintal qepë, kam harxhuar rreth 1 milion lekë shpenzime, kjo është e vetmja e ardhur për familjen dhe unë skam ku të mbështetem fare”, thotë një tjetër.
Por përballë këtij shqetësimi specialistët e bujqësisë thonë se kjo gjendje vjen si pasojë e cilësisë së dobët të prodhimit çka i penalizon ata duke i përjashtuar edhe nga skema e përfitimit të subvencioneve.
“Pjesa tjetër e zonës së Devollit e ka përfunduar shitjen që në muajin dhjetor. Vetëm në fshatin Miras ka mbetur kjo sasi kaq e madhe, është puna e cilësisë, tregtarët nuk po e pëlqejnë”, u shpreh Andrea Babsuli, përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në Devoll.
Dhjetëra fermerë në Komunën e Mirasit ngrenë alarmin se nëse prodhimet e tyre nuk do të mund të shiten falimentimi është i pashmangshëm. Në të njëjtën situatë ndodhen edhe fermerët e tjerë të shumë fshatrave në zonën e Korçës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO