Një aksident me pasojë vdekjen e në 60-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Korçë.
Rreth orës 13:15 në afërsi të fshatit Dishnicë, ai po udhëtonte së bashku me një 53-vjeçar me një mjet zetor.
Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e këtij mjeti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Më datë 20.10.2020, rreth orës 13:15, në afërsi të fshatit Dishnicë, shtetasi K. N., rreth 60 vjeç, duke lëvizur me një mjet tip zetor, me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 53 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e këtij mjeti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme” – njofton policia.
Drejtuesi i mjetit A. Sh., u shoqërua nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente








