Dhjetra qytetarë që prisnin nga orët e para të mëngjesit, ndonëse të moshuar dhe të sëmurë detyrohen të vijnë që herët dhe të presin në radhë për të mbaruar punë, por në të shumtat e rasteve edhe pse presin me orë të tëra detyrohen të vijnë sërish të nesërmen.
Qytetarët shprehen gjithashtu se kjo neglizhencë bëhet e qëllimshme, që ata t’i drejtohen privatit për të bërë analizat.
“Iku, në orën 09:30 e mbylli. Nuk e dimë si qëndron e vërteta, ajo tha kaq do bëj sot. Pa mjekime do qëndroj, mbrëmë isha e sëmurë tërë natën. Tani të shkoj kot” tha një e moshuar.
“Një orë një analizë. Ajo 10 veta bëri. Ne ishim 50 persona. Qëndrova në radhë nga ora 07:00 deri në orën 10:00. Tani do shkoj në shtëpi e do them se do iki nesër që të bëj analizat. Këta duan që të shkojmë në privat, por unë nuk kam lekë, pasi 10 mijë lekë e kam pensionin. Vijmë këtu, por nuk na e var njeri” tha një tjetër.
Ndëkrohë, një tjetër paciente shton se, ‘Jam këtu që në orën 07:00 të mëngjesit. Kam ardhur të bëj analizat, por nuk mbaroj punë. Na thanë se jemi jashtë orarit”.
Kjo situatë thonë qytetarët është e përhershme, ndërkohë që shkak për anomalinë bëhet mosrespektimi i orarit nga ana e personelit.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
