Korçë, rreth 50 të dënuar në burgun e Drenovës peticion: Të përfshihemi në Amnistinë Penale

Korçë, rreth 50 të dënuar në burgun e Drenovës peticion: Të përfshihemi në Amnistinë Penale

Burgu i Drenovës

KORÇË - Të dënuarit e burgut të Drenovës kanë shkruar një peticion drejtuar kryetarit të grupit parlamentar socialist Bledi Çuçit dhe kreu të grupit të Rithemelimit në parlament Gazment Bardhit.

Ata kërkojnë të votohet aministia penale nga deputetët duke thënë se janë të dënuar nga GJKKO dhe kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit.

Të dënuarit ndër të tjera thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat.

Janë rreth 50 të burgosur që thuhet se kanë firmosur këtë peticion.

Ligji për amnistinë penale kërkon 84 vota në parlament dhe deri më tani ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës për plotësimin e votave që ky ligj të kalojë dhe ku pritet të përfitojnë rreth 3000 të dënuar.

 

Peticioni i te burgosureve

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre