Një 7-vjeçare është rrëzuar në park në lagjen “Shën Mëria” në Korçë. Report Tv ka mësuar se e mitura, ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës. Ajo është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku është transportuar me helikopter.
Policia bën me dije se nga spitali nuk ka patur asnjë sinjalizim, paçka se ky është një detyrim ligjor. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komento