Korçë, rritet numri i të sëmurëve
mendor, Psikiatri Lalaj: Ja shkaqet

Korçë, rritet numri i të sëmurëve <br />mendor, Psikiatri Lalaj: Ja shkaqet
KORÇE - Streset e përditshme, problemet, qoftë familjare apo edhe të tjera, kanë bërë, që në Qarkun e Korçës, të shtohet numri i të sëmurëve mendorë. Qendra që trajton problemet e kësaj kategorie, bën të ditur, se vitet e fundit, numri ka ardhur në rritje.

Lart në kodrat e qytetit të Korçës, pranë Saeatoriumit, prej katër vitesh ndodhet Qendra e të Sëmurve Mendorë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur personat me probleme të shëndetit mendor nguronin t’i drejtoheshin për ndihmë Qëndrës Komunitare, e cila merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri, tashmë gjithnjë e më shumë, nga viti në vit, ata po i drejtohen kësaj qëndre, pasi po vërejenë, se problemet e tyre shëndetësore kanë gjetur përmirësim.

Veçanërisht, kjo gjë është evidentuar më së mirë nga vetë familjarët e personave me probleme të kësaj natyre. Për këtë arsye, tashmë numri i personave me probleme të shëndetit mendor në Qëndrën Komunitare të qytetit të Korçës, ka arritur në 600 veta.

Në vitin 2009 ka qën 200 persona në vitin 2010, ishin 350 në vitin 2011, kjo shifër shkoj në 400 dhe gjatë vitit 2012 që ka shkuar në 600, të sëmurë mendorë në hakun kohor të këtyre 4 muajve të vitit 2013 jamë regjistruar 650 të sëmurë mendorë.

Vetëm në qytetin e Korçës, nga ky kontigjent të sëmurësh në gjëdje depressive, janë vetëvrarë 36 persona gjatë vitit 2012, ndërkohë që gjatë këtër muajve të vitit 2013, nga ky kontigjent janë vetëvrarë 20 persona persona, ndërkohë gjatë këtyre mujve të vitit.

Shefi i kësaj qendre, mjeku psikiatër Roland Lalaj thotë për Shqiptarja.com, se shtimi i numrit të personave që tashmë rezultojnë të evidentuar, të regjistruar dhe të kartelizuar, nuk ka ardhur vetëm si rrjedhojë e sensibilizimit nga vetë personat me probleme të shëndetit mendor, apo vetëm nga ndërgjegjësimi i të afërmeve të tyre, por në radhë të parë, nga vetë puna e realizuar nga drejtuesit e Qëndrës Komunitare, ku këta të fundit kanë mundur të evidentojnë këta persona dhe të ofrojnë bashkëpunimin e tyre.

Madje, është rezultati i kësaj pune, që numri i personave me probleme të shëndetit mendor të evidentojë në 600 veta të sëmurë mendorë. Deri më tani, shumë prej tyre nuk e kishin kurajon t’i drejtoheshin kësaj qëndre, ndërsa mjaft familjarë e kishin më të lehtë ta fshihnin gjendjen e personit me probleme të shëndetit mendor. Së fundi, falë dhe bashkëpunimit mes Qëndrës Komunitare dhe mjekut të familjes, evidentimi i tyre ka qënë më i lehtë.

Në këto kushte edhe mjeku i familjes i delegohet Qëndrës Komunitare ku puna e tij bëhet dhe më rezultative. Të gjitha këto u bënë të njohura nga burime pranë Qëndrës Komunitare të qytetit të Korçës. Rreth shkakut të të sëmurëve mendorë, mjekja neurologe Sekine Avdullari, në Spitalin e Pogradecit, numuron një sërë shkaqesh.

Sipas saj, jeta me stres, papunësia, gjëndjet depressive, ankthi, janë shkaqet kryesore që çojnë këta të sëmurë mendorë në vetëvrasje. Le të marrim një rast të freskët konkret. Para pak ditësh, policia kapi në Prrenjas një nxënës shkolle maturant, 19-vjeçarin Xhentil Avdullarin nga fshati Lin i Pogradecit. Nëna e tij, Myrveti, e dëshpëruar për djalin që hyri në burg për drogë në një moment të tronditjes nervore piu helmin dhe megjithë përpjekjet e mjekëve në spitalin e Tiranës, ajo ndërroi jetë. Tashmë i shoqi i saj i është kthyer alkoolit në gjëndje depressive.

Por për hir të së vërtetës, ka shumë raste me vetëvrasje që policia nuk i evidenton sa për ilustrim le t’ju sjellim dy shembuj të freskët të paevidentuar, të ndodhura para pak ditësh. Një nënë e re, 18-vjeçarja Eva Abrashi, nga fshati Dunicë, në Mokrën e Sipërme, me një fëmijë të mitur, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Apo një nënë depresive nga hallet e shumta, në mënyrën më macabre, një foshnjë të sapo lindur, e ka lënë mbi një varr në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Këto shembuj nuk kanë nevojë për shumë koment.

Sipas burimeve në fjalë, synimi kryesosr i qëndrës mbetet trajtimi i specializuar dhe integrimi i tyre në shoqëri, pasi qëndra disponon të gjitha mundësitë për një trajtim bashkëkohor, ku nuk mungon as trajtimi nga ana psikologjike. Ndërkohë, qëndra ofron aktivitet të shumta për ta, të cilat organizohen çdo muaj dhe kjo gjë ndodh jo vetëm në ambientet e Qëndrës Komunitare, por edhe në ambiente të tjera jashtë Korçës, si ekskursione në pikat turistike të Dardhës, Voskopojës apo edhe në qytete të tjera. Që të gjitha këto, kanë si synim integrimin e tyre në shoqëri.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK