KORÇË - Policia e qarkut të Korçës ka sekuestruar një sasi prej rreth 600 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në dy operacione të ndryshme.

Në operacionin e parë policia kapi rreth 100 kg kanabis sativa në qafën e Qarrit në Korçë. Droga u gjet e ndarë në 3 automjete, si dhe u arrestuan poseduesit e drogës; Nino Tushe, Vangjel Bashari dhe Herolind Haskaj, Mariglen Dalipi dhe Qirjako Liti, të pesë personat banues në Gjirokastër. 

Po ashtu, disa orë më vonë në një tjetër operacion, policia kapi rreth 500 kg kanabis sativa në fshatin e quajtur Moglicë-Korçë. Sipas policisë së Korçës droga u gjet e fshehur në një automjet me targa angleze.
 
Katër personat që udhëtonin në drejtim të Korçës, të identifikuar nga policia, kanë mundur t’i largohen forcave të policisë, duke përfituar nga terreni i vështirë malor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)