Korçë, shembet banesa monument
kulture, shkak amortizimi

Korçë, shembet banesa monument<br />kulture, shkak amortizimi
KORÇE - Pas Shtëpisë së Flamurit që u shemb një vit më parë një tjetër banesë monument kulture në qytetin e Korçës pësoi të njëjtin fat.

Një banesë 2 katëshe në Pazarin e Ri të Korçës është shembur si pasojë e amortizimit dhe shkatërrimit të disa pjesëvë të saj nga hajdutët e skrapit.

Shembja e banesës, e cila prej vitesh ishte e braktisur ngë pronarët, nuk ka shënuar të lënduar në njerëz, por ka dëmtuar edhe dy banesa të tjera aty pranë.

Banorët e zonës shprehen para kamerave se prej kohësh i kanë vënë në dijeni instancat shtetërore për gjendjen e banesës por masat për parandalimin e këtij procesi nuk u morën në kohë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj