Segmenti rrugor që lidh fshatin Kakaç të bashkisë Maliq me fshatin Vërçun të bashkisë Pogradec ka pësuar dëmtime serioze edhe pse është ndërtuar vetëm rreth një vit e gjysmë më parë, investim që është kërkuar nga bashkia Maliq dhe është kryer nga Këshillit të Qarkut.

Bëhet fjalë për rreth 150 metrash asfalt, ku dëmtimet janë të dukshme tregojnë për një investim me cilësi të dobët.

Gjendja aktuale e rrugës paraqet rrezik serioz për qarkullimin e mjeteve dhe rrezikon shembjen dhe bllokimin e banorëve të fshatit Vërçun.

Banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.