Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, rrëfeu para kryeministrit Edi Rama se si, sipas tij, hungarezët dhe austriakët ndihmuan nazistët për t'i kapur babanë dhe gjyshin hebre, të cilët u eliminuan më pas në kampe përqëndrimi.
Gjatë fjalës së mirëseardhjes që mbajti në parlamentin izraelit në nder të kreut të qeverisë shqiptare, Lapid tha se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që refuzoi të dorëzonte te nazistët hebrenjtë e strehuar në vend.
"Besa do të thotë të mbash fjalën, të jesh një njeri te i cili mund të mbështetesh. Ne, populli hebre, e dimë që ky koncept mbart një kuptim të thellë, t’i përgjigjesh pyetjes nëse Shqipëria mund të besohet, që në fakt është testuar në orët tona më të errëta.
Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, ishte pushtuar nga italianët dhe në 1923 ushtria naziste pushtoi Shqipërinë. Dhe gjëja e parë që nazistët kërkuan ishte një listë hebrenjsh në vend. Kjo ishte procedura standarde në mbarë Europën dhe nuk kishin hasur rezistencë. Babain tim e çuan në Budapest dhe hungarezët ndihmuan për këtë, edhe gjyshin tim, austriakët ndihmuan për këtë. Vetëm shqiptarët jo. Pasi thuajse gjithë Europa kishte dorëzuar hebrenjtë e saj në kthetrat e shfarosjes, shqiptarët thanë që ne dimë t’i ndajmë të mirët nga e keqja, ne kemi besën:,m- tha Lapid.
Lajmi kryesor:
Rama në Knesset: S'i dorëzuam hebrenjtë, s’ka paqe pa çarmatosjen e xhelatit Hamas! Netanyahu e Lapid: Faleminderit për Besën












