Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas pas një sherri me sende të forta. Tre të arrestuarit janë konfliktuar me një të ri në Mborje të Korçës. I riu i pagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• D.H, 17 vjeç;
• O.R, 16 vjeç dhe
• Xh.B, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Mborje-Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 25.07.2018, në fshatin Mborje, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.K, 21 vjeç, banues në Mborje, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në nenin 88/1 dhe 25 të Kodit Penal.