KORÇË -Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mëngjesin e kësaj të premte (25 dhjetor) në Korçë. Mësohet se kjo ka ardhur pas një sherri mes të rinjsh në lagjen nr.17 ose siç ose siç njihet ndryshe si lagjja e Radanecit. 19-vjeçari Emiljano Sali ka qëlluar 5 herë me armë në ajër pas një konflikti me 2 persona të tjerë. Pas ngjarjes ai është larguar por është arrestuar pas disa orësh nga policia. Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja të armë.
19-vjeçari u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip "Benz", i cili për t'iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji.
Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Pas disa orësh i shpallur në kërkim është arrestuar 19-vjeçari Emiljano Sali, i cili qëlloi me armë mëngjesin e sotëm në lagjen nr.17 në Korçë. Ai qëlloi 5 herë me armë në ajër pas një konflikti me 2 persona të tjerë. Report Tv siguron foton e të riut, që qëlloi me armë në ajër.
Lidhur me të shtënat me armë të regjistruara mëngjesin e sotëm në Korçë, policia njofton se ka qenë një 19-vjeçar me iniciale E.S. i cili ka përdorur armën.
Ai është konfliktuar me 2 persona të tjerë dhe më pas është larguar nga vendngjarja teksa policia vijon kërkimet.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t'i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.