Një 34-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës, pasi akuzohet se shiste doza kanabisi në qytet. Sipas policisë, i riu rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Një person i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi që ia kishte blerë 34-vjeçarit, po hetohet në gjendje të lirë. Blutë e Korçës njoftojnë se sekuestruan doza kanabisi dhe një peshore elektronike, që i posedonte i arrestuari.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Korçë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;
-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. M., 23 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi P. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me disa doza kanabisi, që rezultoi se ia kishte blerë shtetasit P. S.
Nga kontrolli në banesën e shtetasit P. S., u gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njofoi Policia e Korçës.
Komente









