Korçë, shtohen rastet e
fëmijëve të prekur me virozat e stinës

Korçë, shtohen rastet e <br />fëmijëve të prekur me virozat e stinës
KORÇE- Ulja e menjëhershme e temperaturave, shoqëruar dhe me reshjet e para të borës ka bërë që të rritet ndjeshëm dhe numri i fëmijëve të prekur me virozat e stinës.

Në qendrat shëndetësore të qytetit të Korçës raportohen mesatarisht rreth 20 vizita në ditë. Sipas mjekëve pediatër më të prekur janë moshat shkollore, që frekuentojnë institucionet ku ka grumbullim masiv fëmijësh. Shenjat kryesore që shfaqin moshat pediatrike janë kryesisht rrufa dhe temperatura e lartë.

Mjekët në qytetin e Korçës ngrenë gjithashtu shqetësimin se pjesa më e madhe e fëmijëve paraqiten me komplikacione të gripit, pasi prindërit nuk i drejtohen qendrave shëndetësore apo pediatrisë me shfaqjen e shenjave të para, por i kurojnë në kushte shtëpiake.

Një shqetësim tjetër sipas pediatres Teuta Mullxhi është dhe fakti se shumë prindër nuk i bëjnë fëmijës së tyre vaksinën antigrip, por iu drejtohen farmacive për të blerë antibiotikë.

Shtim të rasteve me virozat e stinës ka pasur edhe në pediatrinë e Spitalit Rajonal të qytetit të Korçës, por sipas shefit të pediatrisë, Luan Belortaja pas kryerjes së vizitës fëmijët kanë marrë mjekim në shtëpi.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat