Korçë, skulpturat drejt degradimit
institucionet nuk marrin masa

Korçë, skulpturat drejt degradimit<br />institucionet nuk marrin masa
KORCË - Veprat e artit në skulpturë në qytetin e Korcës të ekspozuara në ambjentet e gjelbëruara të qytetit kryesisht tek Parku Rinia po shkojnë drejt degradimit.

Kjo për shkak se persona të pandërgjegjshëm i zhgarravisin ato me shkrime dhe figura të ndryshme, duke ia tjetërsuar vlerat atyre, por mbi të gjitha duke përdhosur punën e qindra skulptorëve të cilët janë autorë të këtyre veprave.

Këto vepra janë vendosur në këtë pjesë të qytetit disa vite më parë nga bashkia e cila asaj kohe organizoi një konkurs për përzgjedhjen e veprave më të mira të autorëve të huaj,të cilat më pas u ekspozouan në parkun ‘’Rinia ‘’ të qytetit.

Pensionistët të cilët janë vizitorët e përhershëm të këtij parku shprehin indinjatën e tyre në lidhje me degradimin nga dita në ditë të këtyre skupturave, duke mos kursyer as akuzat ndaj bashkisë apo edhe ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm.

Pavarësisht dëmtimeve të herëpashershme të skulpurave, institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë për mbrojtjen e tyre.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë