KORÇË – Një foshnje 5 muajshe ka humbur jetën si pasojë e temperaturës së lartë dhe një bronko-pleumonie. Ajo është paraqitur i pajetë nga prindërit e tij në spital.Mjekët e repartit pediatrik të qytetit raportojnë se fëmija e familjes Kërcelli vuante nga bronko – pleumonia e shkaktuar nga virozat e stinës. Sipas mjekëve, prindërit nuk kanë pranuar ta shtrojnë vazjën 5 muajshe në spital, pas ditësh të tëra qëndrimi në shtëpi me temperaturë të lartë. Vogëlushja me inicialet F.K ka humbur jetën në shtëpinë e saj dhe bënte pjesë në komunitetin rom të qytetit.

(aq/shqiptarja.com)