KORCE - Një person tenton të qëllojë me sëpatë një nxënës në shkollën 9-vjecare, Nuci Naci në qytetin e Korcës.
Fatmirësisht, 13 vjecari me iniciale A.T i ka shpëtuar për mrekulli tentativës së autorit, i cili ishte në gjendje të dehur.
Ngjarja u regjistrua në lagjen. 4, pas përfundimit të shkollës.
Mësohet se Përparim Beqiraj rreth 71 vjec ka hyrë në ambjentet e brendshme të shkollës prezantuar si drejtori, duke qëlluar me sëpatë poshtë këmbëve 13 vjecarit.
Nxënësi nuk ka pësuar plagë, pasi i është shmangur sëpatës, ndërkohë që ngjarja ka alarmuar mësuesit dhe nxënësit e shkollës, si dhe banorët përreth.
Jashtë kameras 13-vjecari tregon se autori ka hyrë në klasë dhe mbante në dorë sëpatë. Ai u ka kërkuar nxënësve të ulen menjëherë nëpër banka. I mituri thotë se vetëm ai nuk iu bind kërkesës së tij dhe më pas autori ka tentuar ta vrasë me sëpatë, por sipas tij mjeti mprehës goditi në murë.
Ndërkohë, pak orë pas ngjarjes, 71-vjecari u arrestua nga policia e Korcës
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com