KORÇË – Një 27-vjeçar, banor i fshatit Podgorie në Komunën Vreshtas në Korçë është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës për vrasje.

I arrestuari është Roland Adri, i cili ditën e sotme, rreth orës 10:00, dyshohet se  gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në drejtim të E.D., 29 vjeç me armë zjarri tip “Pushkë” model 63, me 11 fishekë brenda.

Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dy gëzhoja dhe një predhë municioni luftarak, model 56 ,kalibri 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë  të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)