Një aksident ka ndodhur në Kamenicë në të cilën janë përfshirë 3 mjete.
Sipas informacioneve nga policia si fillim janë aksidentuar dy mjete ku njëra i ka prerë rrugën tjetrës dhe më pas është përfshirë dhe një mjet i tretë që ka qenë i parkuar.
Aktualisht policia po bën veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa raportohet se një grua është transportuar në spital për kontroll (nuk është e plagosur sipas policisë, por ka pasur dhimbje qafe).
Nuk raportohet për të plagosur, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.