KORÇË - Zbardhet ngjarja e mbrëmjes së kaluar në Korçë ku një 39-vjeçar i identifikuar si Gergji Babu u gjet i djegur brenda në një automjet tip "Mercedes Benz". Pista zyrtare e hetimeve është ajo e vetëvrasjes. Kjo pasi, sipas policisë, 39-vjeçari i ka vënë flakën qëllimisht makinës, pasi e kishte spërkatur me benzinë dhe për rrjedhojë është shkrumbuar brenda saj.

Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se: 

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.