Korçë/ La shtatzënë 13-vjeçaren, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 21-vjeçarit, familja kërkon ta lirojnë: Kemi nusen me foshjen në shtëpi

Korçë- Prokurorja Ledjana Shkurti, në Prokurorinë e Rrethit Korçë, ka vendosur t’i njoftojë akuzën 21-vjeçarit D.K., i arrestuar rreth 5 muaj më parë, pasi një 13-vjeçare me të cilën ai ishte martuar, solli në jetë fëmijën e tij.

Në vendimin e prokurorisë theksohet se organi i akuzës i ngarkon veprën “marrëdhënie seksuale, ose homoseksuale me te mitur”, e parashikuar nga neni 100/2 e kodit penal, te riut.

Familjarët e 21-vjeçarit D. K., shprehen se vajza minorene ka ardhur nuse me dëshirën e saj dhe familjarëve, ndërsa i kanë bërë thirrje Prokurorisë që të lirojë.
Ai u la nga Gjykata e Korçës me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pritet që çështja të kalojë në gjykim dhe Gjykata e Korçës të vlerësojë masën e dënimit për 21-vjeçarin. Ngjarja u publikua më 7 Shtator 2024, kurse lidhja kishte nisur që kur vajza ishte 13 vjeçe.

Gjyshja e 21-vjecarit, Fidarie K., u shpreh kundër akuzës së ngritur, duke kërkuar lirimin e nipit.

“Djalin e kemi martuar me marrëveshje me prindërit e gocës dhe kemi shkuar në Milot. U panë, e morëm e sollëm. Lindi nusja 13-vjeçare. Ne e kemi si traditë që martoheni shpejt dhe këtë e zuri plumbi gropave. Çfarë ka bërë djali? As ka vrarë, as ka therur, asgjë s'ka bërë, bënë një foshnjë dhe djali as e ka parë gocën fare. Sa e lindi e pa edhe e morën e ikën. Duam një orë e më parë të zgjidhni këtë problemin e  këtij djali që është jetim e pa nënë. E mbaj unë nusen me gjithë fëmijë. 25 vite burg kërkoi Prokuroria, por çfarë ka bërë djali? Ka vrarë, ka prerë? Tani po vriten e po theren edhe po i nxjerrin nga burgu. Ne jemi fukarenj, në kasolle po rrimë. Ju lutemi, unë jam një pensioniste, të mbaj gocën me gjithë nusen? Çfarë ka bërë nipi im? Kërkoj mëshirë që të ma lirojnë djalin sa më shpejt”, thotë e moshuara.

Teksa më tej rrëfen se edhe nipërit e tjerë i ka martuar me nuse të mitura, duke shpjeguar edhe vështirësitë që po has me rritjen e foshnjës dhe mbajtjen e nuses.

“Unë e mbaj nusen me foshnjën, jam 73 vjeç me një pension 140 mijë lekë. Shkoj në dyqan e marr borxh paketa cigare që ja çoj djalit në burg. Vajzat tek ne i marrim 14 vjeçe. 7 nipër kam martuar, nuset kanë qenë 12-14-13 vjeç. Ne e kemi traditë, komuniteti jonë. Më ndihmoni të më nxjerrin djalin nga burgu se vetëm unë me pension nuk e mbaj dot nusen e foshnjën”, shprehet ajo.

Kurse vetë nusja (aktualisht 14 vjeçe) shprehet:

“Vetëm burri punonte, edhe ditën edhe natën. Ditën shkonte punonte te fusha e druve, e natën punonte tek plehrat. Pse tani Prokuroria ka dhënë 25 vite, për çfarë arsye? Mua më ka dhënë vetë prindërit me duart e veta, nuk më ka marrë me dhunë. Unë dua të më lirojnë burrin, se nuk ka kush  më ushqen. Unë vetëm me nënën rri, ai është i pafajshëm e nuk më ka marrë me dhunë që t’i vendosnin 25 vite. Ai nuk ka bërë asgjë. Burri nuk e ka parë vajzën, as unë nuk kam shkuar dot ta takoj. Unë kam 5 muaj që se kam parë, më ka marrë malli, as çupën nuk e ka marrë dot në krahë. Unë dua thjesht të ma lirojnë. Çfarë është kjo drejtësi që i ka dhëne 25 vite. Ai nuk ka ndjerë erën e fëmijës së vet, çupa po rritet jetime pa baba. Dua të më lironi burrin, asgjë s’dua tjetër”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 26/01/2025 07:23

    11 vjet burg për kriminelin që vrau kamarierin. 25 vjet burg për kte fukarain që nuk i ka dhënë lekë gjykatëses.

    Përgjigju
  • Eri: 25/01/2025 22:52

    O zot ndihmoje ka ndare familjen ca eshte ajo gjykate e pashpirt vtm pse jane te varfer paska dhen denim maksimal mire e tha ajo kto e kan tradite liroji o te pashpirt tshkoj ke familja ke goca ke gruja ke gjyshja e denoni hajdutat e vraseisit se po shetisin lirisht

    Përgjigju
    • Ceni: 26/01/2025 02:42

      Po te kishte qe i afermi yt ajo vajza!!?

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë