Korçë/ Romët në protestë për lirimin e Dritsonit, bashkëjetoi me të miturën, i riu rrezikon 25 vite burg! Shtyhet seanca paraprake

KORÇË-U prit me protestë para gjykatës së Korçës, seanca gjyqësore për 21- vjeçarin Dritson Kurti, cili u arrestua në shtator të vitit të shkuar, pasi vajza me të cilën bashkëjetonte vetëm 13 vjeçe solli në jetë fëmijën e tyre.

Familjarët e Dritson Kurtit kanë bërë thirrje që i riu të lirohet pasi martesat e hershme janë pjesë e traditës së komunitetit rom, ndërsa e vetme me fëmijën e saj ka mbetur e mitura, e cila ka përsëritur thirrjen për lirimin e bashkëshortit të saj, pasi është në kushtet e mbijetesës.

Gjykata e Korçës nuk e zhvilloi seancën e gjykimit paraprak, pasi Ledjana Shkurti prokurorja e çështjes tashmë është transferuar në prokurorinë e Tiranës.

Avokati Gentian Seirani tha se çështja duhet që të pushohet.

"Shpresoj që qoftë gjykata qoftë prokuroria të mos jetë me të njëjtin vullnet për një të ri i cili ka kryer "asgjë", me një vepër penale që kërkon minimumi 25 vite dënim. Sipas nesh është që duhet të pushohet si çështje pasi referuar edhe një nga elementët që ka të bëjë me çështjen, për elementin e "me dashje", nuk ka pasur asnjë lloj momenti një dakordësi nga ana e djalit për të shkuar me një vajzë të mitur pasi nuk dinte moshën. Moshën nuk e dinte ai, nuk e dinte vajza të djalit, nuk e dinin prindërit, sepse ata ishin njerëz të paarsimuar. Në këtë moment shohim që një nga elementët kryesorë të veprës penale, "mungesa e dashjes" do të thotë që nuk kemi një vepër penale", tha ai.

Pritet ndërkaq që çështja t’i kaloj me short një tjetër prokuroreje në prokurorinë e Korçës, ndërsa kërkesa e avokatit mbrojtës është rikualifikimi i veprës penale, sepse sipas tij, të dy të rinjtë nuk e dinin moshën e njëri- tjetrit.

Kjo ishte protesta e dytë e anëtarëve të komunitetit Rom në Korçë, për arrestimin e 21 vjeçarit Dritson Kurti, pasi e para u zhvillua më 20 shkurt. 21 vjeçari, sipas prokurorisë së Korçës, ka kryer veprën penale të “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur” dhe rrezikon 25 vite burg.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/03/2025 02:35

    Per keto gjera nuk vlejne traditat,por vetem ligjet.Qe asnjeri nuk e dinte moshen e sakte te ciftit sepse nuk na qenkeshin te arsimuar,sipas arsyetimit te avokatit,nuk eshte bindese.Edhe pa asnje klas shkolle,mund te dallohet diferenca fizike mes nje mashkulli te ri 21 vjec dhe nje vajze te re 12-13 vjec qe sapo ka hyre ne adoleshence si moshe.Thoni me mire qe eshte me fat se eshte ne Shqiperi e 25 vjet nuk jane asgje per ate qe ka bere,kur duheshin denuar dhe prinderit e te dyve dhe punonjesit e gjendjes civile qe u ligjeruan /martesen/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

 Vdes legjenda e boksit George Foreman, dy herë kampion bote në peshat e rënda

Vdes legjenda e boksit George Foreman, dy herë kampion bote në peshat e rënda