Korçë, vdes në maternitet
lehona, shpëton foshnja

Korçë, vdes në maternitet <br />lehona, shpëton foshnja
KORÇE- Një 22 vjeçare humbi jetën një orë pasi solli në jetën djalin e saj në maternitetin e Korçës. Nga të dhënat e para mësohet se e reja, e identifikuar si Erjola Dinoshi ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa fëmija gëzon shëndet të plotë.

Sipas mjekëve gruaja pësoi hemoragji cerebrale, gjatë lindjes. Pavarësisht se i është dhënë ndihma me gjak dhe serum, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

Drejtoria e Spitalit të Korçës zhvilloi një mbledhje urgjente me mjekët dhe nga të dhënat paraprake raportohet se shkak për vdekjen e 22 vjeçares mendohet të jetë hemoragjia nga uterusi (rrugët e lindjes), ose hemoragjia cerebrale, pak çaste para lindjes. Ndërsa trupi i 22 vjeçares do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar dhe shkaqet e sakta të vdekjes.

Policia e Korçës nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së gruas me banim në Symiz, në fshatin mes Maliqit dhe qytetit të Korçës. Familjarët deklaruan se e reja kishte mbërritur në maternitet rreth orës 05:00 të ditës së sotme.

Celik Prrenjasi, babai i vajzës deklaroi në një prononcim për mediat se “Mjekët I kishin thënë se nuk kishin arritur ti ndalonin hemoragjinë”.

Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore e cila do të përcaktojë nëse 22 vjeçarja ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve apo nga ndonjë komplikacion gjatë lindjes.

Përgjegjësi i Shtëpisë së Lindjes, Gjergji Gjata, konfirmoi për ATSH-në se pacientes që humbi jetën mëngjesin e sotëm nuk i ka munguar për asnjë çast shërbimi dhe ndihma e dhënë nga bluzat e bardha dhe vdekja e 21 vjeçares Erjola Dinosha mendohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve në maternitetin e Korçës. Në qershor të 2011 humbi jetën Fatbardha Aliko, e cila vdiq 10 ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në mitër. Familjarët akuzuan mjekët për pakujdesi, por sipas ekspertizës gruaja gjeti vdekjen nga një trompozë. Në shtator prokuroria pushoi hetimin për mjekim të pakujdesshëm ndaj 4 mjekëve të maternietit të Korçës, njëri prej tyre gjinekologu Gjergj Gjata.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës