Mjeku Kalo: 8 ARSYET përse Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi

Mjeku Kalo: 8 ARSYET përse Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi

Mjeku Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka listuar 8 arsye se përse Shqipëria nuk është prekur nga Coronavirusi, ndonëse në shtete fqinje janë shënuar të infektuar, madje edhe viktima si në rastin e Italisë. Teksa këshillon qytetarët që të jenë më pak dyshues dhe të panikuar, ai liston vendin tonë, referuar edhe të kaluarës si një vend ku janë përhapur jo pak epidemi. Nëse në të shkuarën, për shkak se kufijtë ishin mbyllura dhe infrastruktura ishte jo e mirë ishte më e vështirë për përhapjen e këtyre sëmundjeve, sot ndikojnë faktorë të tjerë.

Mes 8 arsyeve, Kalo nuk përjashton rastësinë, por edhe masat në kufi, mungesa në të shkuarën e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse, vaksinimi i rregullt i popullatës.

"Më pak DYSHUES, pa më të voglin element PANIKU në të përditshmen e jetës suaj, dhe ne BASHKËRISHT e me MIRËBESIM reciprok, do tia dalim përsëri mbanë…..EPIDEMITË janë dukuri jo të panjohura ndër trevat tona Arbërore, edhe në këtë Shqipëri të këndej Drinit….MANTELBARDHËT janë përplasur me to, dhe ATA janë treguar kurdoherë në lartësinë e profesionalizmit dhe të humanizmit të tyre, EDHE pse shpesh në kushte jo të favorëshme për plotësimin e misionit të tyre….”Team-ëork” dhe “Team-spirit” ishin dhe mbeten çelësi i suksesit të tyre në përballjen me to….Sistemi hermetik i kohës, infrastruktura jo mirë e zhvilluar dhe reliefi, ishin tre faktorët kryesorë që ndikuan po ashtu, edhe në mos përhapjen galopante të tyre në një vend me çalesa jo të pakta të Sistemit të tij Shëndetësor Publik….Ndryshimi i Sistemit, hapja e tij Politike dhe Gjeografike, qarkullimi i lirë sjedhin me vete edhe një qasje tjetër ndaj Epidemive të Sëmundjeve të ndryshme Infektive, sepse edhe mundësija e tyre e hyrjes dhe përhapjes te ne është disi më e favorizuar në kushtet kur Epidemiologjikisht sot Bota është transformuar në një “Krahinë të vetme” (Tutto il Mondo é un Paese)…SFIDA e rradhës quhet Sars-Cov-2/Covid-19….Shqipëria për momentin duket e kursyer nga ky rrezik ndërbotëror, duke mos patur asnjë rast të konfirmuar…1- Rastësi, 2- masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, kur ata vijnë nga zona me raste tashmë të konfirmuara me Sars-Cov-2/Covid-19si Kina, Itali, Koreja etj, 3- situata në përmirsim e Gripit sezonal, 4- mungesa në të shkuarën edhe e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse (Sars-Cov 2002-2003, Mers-Cov 2012), 5- vendosja gjeografike e Trevave tona, 6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane, 7- imuniteti i fituar ndaj coronaviruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavirusi madhor si Sars-Cov-2/Covid-19, 8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës, etj, janë disa shpjegime për realitetin e situatës në të cilën NE ndodhemi….Proud to be a Docotor", tha Kalo.

Postimi i plotë i Kalos

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • farmacisti: 05/03/2020 08:58

    Mire, po pse doktoret, edhe kur predorin tasjteren, jane po njesoj te pakuptueshem ne shkrimin e tyre?

    Përgjigju
  • meri: 05/03/2020 00:17

    Ne keto momente po i lutem Zotit per dy gjera: 1) te mos me kap koranavirus 2)te mos bie ne dore te keti doktori .Ne ç'far ka shkruar i besoj veten rastit te pare,kuse te tjerat jan fantazi te tija,pika 8-te eshte nji fantazi e ekzagjeruar....i ruajt Zoti te gjithe shqipetaret e mire, kudo ku jan..!

    Përgjigju
    • Altini: 05/03/2020 01:31

      Ky si sharlatan e jo si doktor me ato qe thote.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare