Korçë/ Vihen nën hetim 4 persona pasi shisnin lëndë piroteknike, sekuestrohen 222 fishekzjarredhe 20 kuti me kapsolla

Korçë/ Vihen nën hetim 4 persona pasi shisnin lëndë piroteknike, sekuestrohen 222 fishekzjarredhe 20 kuti me kapsolla

Foto ilustruese

Korçë - Katër persona janë vënë nën hetim nga pasi shisnin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara.

4 të proceduarit penalisht të identifikuar me inicialet A. F., E. F., E. Sh.,  banues në Korçë, si dhe F. M., banues në Pogradec, shisnin lëndët piroteknike përkatësisht në lagjen nr. 17, Korçë dhe në rrugën e tregut në Pogradec.

“Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Policisë konstatuan se në lagjen nr. 17, Korçë dhe në rrugën e tregut në Pogradec, 4 shtetas shisnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.
Për këto paligjshmëri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. F., E. F., dhe shtetasin E. Sh.,  banues në Korçë, si dhe F. M., banues në Pogradec”,- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 20 kuti me kapsolla dhe 222 fishekzjarrë.  

Këto 4 persona akuzohen për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend