Korçë, vijojnë radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

Korçë, vijojnë radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

Foto ilustruese

Edhe pse prej ditës së enjte, 27 korrik, ka filluar aplikimi i one stop shop në doganën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, në Qafë Thanë bëhet e ditur se radhët dhe pritjet e gjata janë prezente.

Mësohet se vonesa është evidente vetëm në doganën maqedonase, aty ku dhe kryhet kontrolli i mjeteve të identifikimit për të hyrë në shtetin fqinj. 
Momentalisht në hyrje të Maqedonisë së Veriut po punohet me 3 sportele.

Shkak i fluksit të shtuar është bërë dhe kthimi i shtetasve maqedonas nga bregdeti në drejtim të vendit të tyre, por edhe pse po aplikohet kontrolli me një ndalesë, përsëri kalimtarët janë të detyruar të presin në rradhë per orë te tera.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë