Një sherr lidhur me divorcin e dy të rinjve ka pasur pasoja të rënda me një të vdekur dhe një të plagosur në familjen Shora në fshatin Protopapë të Korces. Policia bën të ditur ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së djeshme ku Kristo (Gentian) Bajramasi 36 vjec, dhëndri i familjes Shora ka qëlluar me armë zjarri për vdekje vjehrrin Ylli Shora dhe kunatin e tij, Fatmir Shora pas debatit lidhur me ndarjen e çiftit.
Nga dëshmitë e mbledhura nga policia, Bajramasi kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit me qëllim për të folur për divorcin me vajzën e tyre. Çifti i të rinjve kishte një vit i martuar dhe kishin vendosur për t’u ndarë për arsye personale.
Këtë gjë dhëndri ia ka shpjeguar 51-vjeçarit, Ylli Shora i cili nuk e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka nisur të debatojë me dhëndrin e tij duke i bërë të qartë se nuk e pranon këtë ndarje.
Në debat mes dhëndrit dhe vjehrrit kanë ndërhyrë edhe vëllezërit e nuses, të cilët kanë nisur të konfliktohen me 36-vjeçarin dhe sherri është zhvendosur në oborr, kur familja Shora dyshohet se ka tentuar të godasë dhëndrin me grushte dhe shqelma.
Në këtë situatë autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Ylli Shorës, duke e plagosur atë në këmbë, ndërsa një plumb ka dëmtuar lehtë djalin e tij, Fatmir Shora, në pjesën e barkut. 51-vjecari ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë humbjes së madhe të gjakut.
Autorin e krimit i arrestuar nuk ka pranuar të japë detaje për ngjarjen duke thënë vetëm se krimin e ka kryer për tu vetëmbrojtur. Por sipas informacioneve, autori dyshohet për vrasje me paramendim, pasi ai ka shkuar i armatosur në familjen e vjehrrit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO