Korçë, vritet në lokal me armë
zjarri 23-vjeçari, pranga autorit

Korçë, vritet në lokal me armë<br />zjarri 23-vjeçari, pranga autorit
KORCE- Një person është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Libonik të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve.
 
Policia e Korçës bën me dijë se i vrarë me armë zjarri ka mbetur 23-vjeçari Adriatik Bregu, banues në Libonik, i cili edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.

Vetëm pak minuta pasi ka ndodhur vrasja, policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin e ngjarjes, Donald Kreka, 25 vjeç.

Ndërkaq po punohet për hetimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia