KORCE - Ende asnjë gjurmë dhe autor për zhdukjen e 64 pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi”në qytetin e Korcës,ndërkohë që organi i akuzës paraqiti sot para trupit gjykues dhe të pandehurit,Vladimir Topi, rezultatet e hetimeve të nisura 10 muaj më parë.
Prokurori,Elison Sadikaj në konkluzionet e tij ka nënvizuar se pikturat dhe gjithë vlerat artistike të Galerisë së Arteve “Guri Madhi” për më se 10 vjet janë mbajtur në kushte të mjerueshme dhe me lagështi, cka i ka dëmtuar rëndë ato.
Në këtë hark kohor asnjëherë nuk është kërkuar nga Ministria e Kulturës investim për të përmirësuar kushtet në fond apo për të lëvizur këtë krijimtari brenda dhe jashtë vendit për celje të ekspozitave të ndryshme.
Sa herë që është ndërmarrë një veprim i tillë, është vepruar vetëm me leje e miratim të Bashkisë. Gati cdo vit, u shpreh prokurori i cështjes, është bërë inventari i fondit, por ai ka qënë fiktiv, dhe asnjëherë i plotë dhe fizik.
Në konkluzione u tha se në shtëpinë e Xegës,të akuzuarit tjetër u gjetën mbi 400 piktura dhe pas verifikimit të gjitha u vërtetua se ishin krijime të vetë piktorit.
Vlera e 27 pikturave të humbura të Vangjush Mios sipas prokurorisë kap vlerën e 6 milion e 600.000 lekëve. Këtij dëmi i shtohet edhe vlera e 37 pikturave të tjera të humbura, mes të cilave edhe të mjaft piktorëve të tjerë të shquar të vendit tonë.
Konkluzionet e prokurorit nuk janë pranuar nga i akuzuari Topi dhe avokati i tij mbrojtës, të cilët kërkuan që para se prokurori të jepte vendimin e tij për të akuzuarin të thirret për të dëshmuar edhe kryebashkiaku Niko Peleshi.
Trupi gjykues e miratoi këtë kërkesë dhe vendosi që në seancën tjetër të thirret për të dëshmuar kryebashkiaku Peleshi.
Në Galerinë e Arteve “Guri Madhi” të qytetit të Korçës, janë zhdukur 64 piktura, 27 prej të cilave i përkisnin Piktorit të Popullit, Vangjush Mio. Ish përgjegjësi dhe piktori Sotiraq Xega si dhe ish-drejtori i qëndrës kulturore,Vangjush Mio në Korcë, Vladimir Topi akuzohen për shpërdorim detyre. Pas ndarjes së çështjeve nuk dihet ende se kur do të rifillojë gjyqi ndaj ish përgjegjësit, Sotiraq Xega, i cili është shtyrë për arsyet shëndetësore të tij.
(Foto: I akuzuari Vladimir Topi sot në seancë, djathtas)
(gre.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com