Në kantierin e ndërtimit ku po punonte 35-vjeçari, po ngrihej pallati 4-katësh në lagjen e Pazarit në Korçë.
Viktima është Elvis Josifi, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të ditës së sotme.
Në momentin që punëtorët po hidhnin betonin për ndërtimin e godinës, presa e betonieres u këput duke i rënë në kokë atij.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë mund të jenë kushtet e papërshtatshme të punës dhe përdorimi i makinerive të vjetra.
Sipas burimeve firma përgjegjëse është "Firma Konstruksion 93".
Lajmi kryesor:
I bie presa e betonieres në kokë, vdes punëtori në Korçë, momenti kur nxirret trupi, familja dhe shokët në lot, policia nis shoqërimet (VIDEO-Ekskluzive)
Ora 13:37
Korçë/Foto nga kantieri ku humbi jetën punëtori