Korçë- Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi akuzohen se kanë dhunuar me sende të forta një 35-vjeçar.
Në prangat e policisë kanë rënë Kreshnik Xhafa, 29 vjeç dhe Asllan Xhafa, 38 vjeç, të dy banues në Lavdar-Korçë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Kreshnik Xhafa, 29 vjeç dhe Asllan Xhafa, 38 vjeç, banues në Lavdar-Korçë. Pasi në lagjen nr 17, për motive të dobëta, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin D.P, 35 vjeç, banues në Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë”; kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 89 e 25 të Kodit Penal.