Korçë/ Ekzekutoi kunatin emigrant dhe i mori 13 mijë euro, 71-vjeçari vetëvritet me të njëjtën armë (VIDEO)

KORÇË- Serefedin Zenellari, 71 vjeç, i cili një natë më parë vrau me dy plumba kunatin e tij Gramoz Nakon 57-vjeç është vetëvrarë mëngjesin e sotëm. Dyshohet se mbrëmjen e djeshme dy kunetërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasi 71-vjeçari kishte shkuar t'i grabiste paratë. Në kanatjeren e 57-vjeçarit janë gjetur shenja të grisurash çka tregon se ka pasur një përleshje mes tyre.Ditën e djeshme autori dhe viktima janë parë duke pirë kafen bashkë në qytetin e Korçës.

Në banesën e 57-vjeçarit, policia konstatoi se mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh e cila dyshohet se është shuma që kunati i tij i ka marrë gjatë grabitjes.

Gramoz Nako dhe Serefedin Zenellari

Policia ka shkuar na banesën e 71-vjeçarit mëngjesin e sotëm për ta shoqëruar lidhur me ngjarjen e një nate më parë, por Zenellari është mbyllur në banesë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij.

Sipas policisë 71-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Ai ishte babai i dy fëmijëve ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij. 

Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesë nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi. Nako jetonte prej vitesh në SHBA.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Vrau kunatin/ Shokët e autorit: Ishte njeri i qetë, na tha para një jave që të ndiznim qiri në kishë (VIDEO)

Shokët  e 71-vjeçarit e përshkruajnë Serefedin Zenellari një njeri shumë të qetë që nuk shkaktonte probleme. Në një prononcim për mediat, shoku tha se Zenellari refuzonte që të pranonte se ishte ndarë nga bashkëshortja, por thoshte se gruaja kishte ikur në Amerikë, tek vajza.

"Ishte shumë njeri i qetë, ne e kemi shumë shokë. Ishim në Voskopojë para një javë. Hanim e pinim bashkë. Madja para një jave na tha që të shkonim të ndiznim qiri në Kishë, por unë s'shkova. Ishte shok shumë i mirë. Ka qenë shumë njeri i qetë dhe i thellë nuk hapej me shoqërinë. Ishte i ndarë me të shoqen. Një djalë e ka në Greqi dhe një vajzë e ka në Amerikë. Edhe gruaja kishte shkuar tek vajza në Amerikë. Unë e pyesja për gruan, por thoshte sa ka shkuar tek goca nuk tregonte se ishte i ndarë. Ndërsa për marrëdhënien me kunatin nuk di gjë sepse nuk tregonte asgjë", tha ai.

Banesa ku ndodhi ngjarja
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës