Korçë/ Motori del nga rruga, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur në Korçë ku motori ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i plagosur rëndë Olgert Jahja.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran, ndërsa i plagosuri po transportohet drejt spitalit.

"Më datë 12.09.2021, rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë. Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve", thotë policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’