Zjarri në fshatin Voskopojë është fikur plotësisht. Mësohet se vetëm pak më parë, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut, është bërë e mundur fikja totale e zjarrit duke mos patur më asnjë vatër aktive. Zjarri ishte aktiv prej dy ditësh duke patur aktivizime të herë pas hershme ndërsa forcat zjarrfikëse dhe autoritete të tjera ishin prezent gjatë gjithë kohës duke ndërhyrë.
Sipas Emergjencave Civile të Bashkisë Korçë, në operacion u angazhuan gjithsej 116 forca dhe 18 mjete.











Komente
Komento